Pas dhjetë vitesh te Borussia Dortmund, mund të ketë ardhur koha që Marco Reus të provojë një aventurë të re.
Al Nassr, një klub saudit që sapo ka nënshkruar me Cristiano Ronaldon, po tundon mesfushorin me tipare sulmuese gjerman.
“Sigurisht që po mendoj për të ardhmen, Kam vetëm gjashtë muaj kontratë të mbetur, por nuk jam nervoz.
Al Nassr? Agjenti im foli me ta. Gjëja më e rëndësishme tani është të mbahem në formë dhe të fokusohem në objektivat e ekipit. Për pjesën tjetër do të vendosim më vonë, agjenti im kujdeset për gjithçka”, ka konfirmuar Reus rreth interesimit të Al Nassr./ h.ll/abcnews.al