CR7 braktiset, pse futbollistët e Juves janë “tërbuar” me drejtuesit

schedule14:35 - 12 Maj, 2021

schedule 14:35 - 12 Maj, 2021

Juventusi nuk njeh qetësi gjatë kësaj periudhe. Bardhezinjtë u mposhtën në Milani dhe rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Champions League.

Çështja tjetër është Cristiano Ronaldo, sulmuesi kryesor i skuadrës nga Torino. Portugezi është më i paguari në skuadër dhe së fundmi ka humbur mbështetjen e skuadrës.

Lojtarët e Juventusit mendojnë se Ronaldos i është dhënë shumë krah nga drejtuesit dhe tani e shohin më sy tjetër. Gazzetta dello Sport raporton se marrëdhënia e yllit të sulmit me shokët e skuadrës nuk është më aq e mirë, sikurse disa muaj më parë

Liria që drejtuesit i kanë dhënë nuk u ka pëlqyer atyre. Kuptohet që ata nuk ndihen mirë kur shohin se si Ronaldo, ndryshe nga ata, nuk stërvitet pas humbjes ndaj Milanit dhe viziton fabrikën e Ferrarit në Maranello.

Kjo ka ndodhur edhe herë të tjera me CR7, i cili nuk është paraqitur në seancat stërvitore për arsye sponsorizimi. Futbollistët e tjerë të Juventusit mendojnë se nuk është i drejtë trajtimi ndryshe i portugezit. /abcnews.al