Policia e Vlorës ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion dhe është duke kryer kontrolle të automjeteve.
Gazetari Elton Nika bën me dije për abcnews.al se policia po zhvillon plan kontrolli në hyrje të qytetit të për personat e shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin me armëmbajte pa leje.
Mësohet se oficerë të krimeve në Policinë e Vlorës kanë ngritur postobllok në hyrje të qytetit dhe po bëjnë kontrollet. Në vijim pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksioni të ndërmarrë. /abcnews.al