Ç’po ndodh në burgjet shqiptare? Edhe 150 të paraburgosur grevë urie te “313-ta” në Tiranë

schedule12:30 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:30 - 7 Tetor, 2020

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll etj, raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të paraburgosur të burgut të sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al të paraburgosurit janë hedhur në grevë pasi sipas tyre nuk janë lejuar të takohen me familjarët dhe as me avokatët e tyre ndërsa siç dihet këto takime janë pezulluar për shkak të epidemisë në fillim të këtij viti.

Ne kërkesat e tyre të burgosurit pretendojnë se ushqimi dhe higjiena janë skandaloze ndërsa ambientet janë mbushur me insekte dhe janë të dezinfektuara.

Ata pretendojnë se janë kërcënuar nga punonjësit e burgjeve, se nëse e bëjnë publike revoltën e tyre do të transferohen apo edhe izolohen.

Ndërkohë burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se edhe burgu i Rrogozhinës dhe i Burrelit, thuhet se për të njëjtat kërkesa, janë ngritur në revoltë dhe protestë.

Ndërkohë nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë, në lidhje me këtë problematike dhe situatë të rënduar në burgjet shqiptare.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!