Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ç’po ndodh mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez? Këngëtarja heq unazën e fejesës

schedule07:49 - 12 Prill, 2021

schedule 07:49 - 12 Prill, 2021

Jennifer Lopez postoi disa fotografi në rrjete sociale, por unaza e saj e fejesës me diamantë, prej 1.8 milion dollarësh nuk dukej gjëkundi. Ylli 51-vjeçar pozonte e ulur në shkallë, me sa duket nga seti i filmit të saj të ri “Shotgun Wedding”, që po xhiron në Republikën Dominikane.

Lopez gjithashtu nuk e mbante unazën mes bizhuterive në setin fotografik për revistën Instyle. Një burim tha për Page Six se fakti që këngëtarja nuk e ka mbajtur unazën për realizimin e setit, nuk do të thotë se ata të dy janë ndarë. Këto veprime kanë hedhur dyshime mbi deklaratën e bërë pak javë më parë, ku u përhap lajmi se janë ndarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Ata pranuan se po punonin për disa gjëra në marrëdhënien e tyre, por konfirmuan më pas se gjithçka shkonte mirë. Më pas ata u fotografuan duke u puthur, veprim që nënkuptoi se tashmë janë OK. Që nga këto thashetheme, Rodriguez ka fluturuar në Republikën Dominikane disa herë për të parë Lopez. /abcnews.al

Inside Alex Rodriguez's Fight to Save Jennifer Lopez Relationship

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!