Eksperti për çështjet e sigurisë, Ervin Karamuço ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për planet ruse për të sulmuar digat në Kherson. Këtë strategji ai e lidh këtë me rusët që u kapën disa kohë më parë në Gramsh, të cilët thanë se ishin blogerë por u akuzuan për spiunash.
“Ajo që ka ndodhur në Kherson është një digë e madhe dhe përpara dy javësh, Zelensky tha se kemi kapur operativë ruse që kanë bërë matje se ku do të goditet ajo erë për të përmbytur pjesën jugore, dhe një popullsi e madhe që del deri në Detin e Zi. Ku është ngjashmëria këtu?
Kemi kapur këta rusët e Gramshit. Në celularët e tyre është gjetur e njëjta gjë, kanë të njëjtat plane dhe skenar thjesht ndryshojë pozicionet gjeografike. Ajo ka ndodhur dhe në Shqipëri, kanë dashur të bëjnë rikonicion për të parë pikat e dobëta. Thjesht një dinamit që e blejnë rëndom.
Ky është skenari. Janë përqendruar shumë në Ballkan, me të njëjtat skema si në Ukrainë. Në fillim të shtatorit, Putin shpalli botën ruse, e cila vjen nga pansllavizmi.“, tha Karamuço. Ai shtoi se Putin po synon myslimanët, që sipas të cilit, ka për qëllim që të nxisë një luftë fetare.
“Këtë e ka nxitje nga lideri çeçen. I pëlqen të bashkojë dhe Arabinë Saudite dhe t’i bëjë aleancë dhe ka folur kundër vlerave dhe perëndimit. Duke thënë se po shkelin mbi besimin mysliman, do të nxisë një luftë fetare dhe me këtë çon në interesat e Iranit, një sërë faktorësh që të bashkëpunojnë më shumë.
Për shkak të kësaj teze po rekruton shumë nga komandot afgan dhe iranian sepse po shikon se burimet e veta dhe hezitimi i rusëve po e bën disi të pamundur”, tha ai duke shtuar më tej se “Evropa është rrezikuar nga atentatet”. Duke u ndalur te sulmet kibernetike, ai tha se nuk ka vetëm iranianë por dhe rusë.
Ndërkohë, duke u ndalur te situata në veri të Kosovës, ai shtoi: “Te veriu i Kosovës janë 48 bazat ushtarake. Vuçiç thotë se janë evropianë ndërkohë që stërvitjet ushtarake janë vëllazëria sllave. Vijmë te bota ruse. Kam takuar ministrin e Brendshëm kosovar para disa ditësh dhe tha se aty ka rusë.
Dy ditë më pas, u tha se jam mbi 300 veta operativë rusë. Kemi ngjarjen e Kumanovës ku shqiptarët sulmuan postet e policisë. Serbët dhe rusët i kanë shënim këto taktika. Mund të jetë i njëjti skenar që mund të bëjnë në veri të Kosovës dhe fillojnë goditjen e institucioneve dhe posteve.” /abcnews.al