Covid shkakton probleme në lëkurë e flokë, mjekia: Si ndikon mbajtja e maskës dhe stresi

schedule17:13 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:13 - 18 Shkurt, 2021

Mbajtja e maskës me orare të zgjatura në shumë persona ka krijuar acarime në lëkurë. Doktoreshë Silvana Mishtaku Jani dermatologe-venerologe pranë klinikës “Vivia” në “Spitalin Amerikan 3” shpjegon se këto probleme mund të trajtohen me produkte të posaçme pas konsultës me mjekët.

“Përjetojnë shenja në lëkurë si rezultat i masave mbrojtëse duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve dhe përdorimin e dezinfektantëve. Përjetojnë tharje të duarve, ekzemë dhe probleme të fytyrës si akne që shfaqen si rezultat i mbajtjes së maskës.”

Ndërkohë që një fenomen i shtuar kohët e fundit  janë edhe pacientët  që janë infektuar me Covid dhe kanë rënie të konsiderueshme të flokëve. Doktoreshë Silvana sqaron se pranë klinikës “Vivia” ofrohen trajtime shumë efektive për këtë shqetësim.

“Fatmirësisht trajtimi me injeksione plazma dhe multivitamina që na vjen në ndihmë edhe për shkaqe të tjera të rënies së flokëve, është mjaft efektive edhe në rënien e flokëve prej Covid.”

Që prej 15 tetorit në Shqipëri  barrierat mbrojtëse janë të detyrueshme që të mbahen edhe në ambiente të hapura duke e shtuar edhe më shumë periudhën që një qytetar duhet të jetë i pajisur me maskë dhe njëkohësisht edhe irritimet e qytetarëve në fytyrë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!