Covid-19 në Shqipëri, 1 humbje jete dhe 619 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

schedule16:38 - 1 Korrik, 2022

schedule 16:38 - 1 Korrik, 2022

Rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm ditët e fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundi në Shqipëri janë konfirmuar 619 raste të reja me koronavirus, ndërkohë një 83-vjeccare nga Gjirokastra ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki:

327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamzë, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 619
Të shëruar në 24 orë 339
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1729
Testime totale 1,850,794
Raste pozitive 281,470
Raste të shëruara 274,802
Raste Aktive 3,167
Humbje jete 3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,228
Fier 190
Vlorë 174
Durrës 154
Shkodër 87
Gjirokastër 82
Lezhë 81
Elbasan 56
Berat 54
Korçë 39
Dibër 17

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!