Nga Maksi Rama
Në shkollën 9-vjecare “Emin Duraku” në Tiranë janë aktualisht të infektuar me Covid, 10 mësues dhe 3 pjesëtarë të tjerë të stafit të shkollës. Mësimi vijon pasi mësuesit e izoluar janë zëvendësuar me të tjerë. Por nxënës e prindër sillen sikur aty të mos kishte pasur kurrë një rast pozitiv.
Prindër e fëmijë hyjnë bashkë në oborrin e shkollës, pa ruajtur distancën, shpesh pa maska dhe mbrojtje.
Nga e njëjta dere e shkollës dalin nxënësit dhe mësuesit që mbarojnë mësim.
Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet, sipas burimeve, një mësues dhe një nxënës janë konfirmuar teëinfektuar nga Covid. Por ndërsa ende nuk dihet sa të tjerë mund të jenë prekur në të njëjtin mjedis, protokolli i Covid nuk zbatohet askund.
Tek porta e shkollës Abc News pa prindër dhe gjyshër pa maskë.
Por përpara kameras prindërit pranojnë se duhen respektuar rregullat edhe jashtë dyerve të shkollës.
“Po maska duhet”. “Unë isha duke pritur çunin dhe patjetër që duhet mbajtur distanca”
Edhe tek shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në prag të nisjes së shkollës kishte mesues të infektuar me covid. Por rregullorja antikovid serish neglizhohet. Qe tek hyrja kryesore nuk respektohet distanca fizike
Disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka deklaruar zyrtarisht se mesatarisht rreth 80 mësues në ditë në gjithë vendin mungojnë për shkaqe që lidhen me pandeminë. /abcnews.al