COVID-19 i merr jetën në moshën 61-vjeçare ish-prefektit të Vlorës Eduart Veçani. Burime bëjnë me dije për ABC se Veçani ndërroi jetë në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh pasi u infektua me COVID.
Ai ishte shtruar në spital prej një jave ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar ditët e fundit.
Numri i rasteve dhe viktimave për shkak të COVID është rritur ndjeshëm veçanërisht në muajin Shkurt. Aktualisht në vendi janë 34,756 raste aktive ndërsa janë shënuar 1,555 humbje jete./mv.abcnews.al