COVID i la një vit pa punë, DJ Vicky ka gjetur zgjidhjen, menaxheri: Tmerr! Minarolli: Ftesa nga politika

schedule19:10 - 16 Mars, 2021

schedule 19:10 - 16 Mars, 2021

Pandemia më së shumti ka prekur artistët të cilët kanë mbetur pa aktivitete kulturore e për pasojë edhe pa të ardhura.  Vik Kraja, Artemis Zoga dhe Eltina Minarolli në programin ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçi, thanë se është një situatë e vështirë. Ndonëse me punë të dyta Eltina dhe Viki kanë siguruar të ardhura por padiskutim kanë ndjerë goditjen që iu dha pandemia.

“Kam mbi 12 vjet që punoj si dizenjues grafik, duke qenë sot drejtor në kompaninë ku jam. E kam pasur gjithmonë paralel me muzikën. Pa diskutim që e kam ndjerë goditjen pasi të punuarit në fashën e orarit të mesnatës jepte të ardhura”, tha Kraja.

Ndërkohë menaxheri Artemis Zoga tha se je jeta e nates e bllokuar, ka penguar aktivitetet e shumta.

“Tmerr. Çfarë të të them. Edhe Viki edhe Eltina janë të përfshirë në punë të tjera. Për ne që jemi organizatorë eventesh është shumë e vështirë. Mundohemi të menaxhojmë situatën të paktën për të mos humbur kontaktet me njerëzit që kishim, qoftë me artistët, qoftë me bashkëpunëtorët”.

Eltina tha se tani që po i jepet pak më shumë prioriet muzikës dukes sikur po përdoren nga politika. Ajo tha se ka marrë shumë ftesa nga politika por nuk ka pranuar pasi nuk ka dashur ta ngjyros apo ndosë muzikën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!