COVID drejt zhdukjes, qarku që ka më pak të infektuar në Shqipëri

schedule18:03 - 18 Maj, 2021

schedule 18:03 - 18 Maj, 2021

Sa më shumë i afrohemi verës dhe hapjes së sezonit turistik aq më shumë ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri duke e shtyrë Komitetin Teknik të Ekspertëve që të lehtësojë akoma më shumë masat kundër sëmundjes që deri tani në vendin tonë ka marrë 2436 qytetarë. Sot u regjistruan vetëm 39 raste të reja dhe vetëm një humbje jete.

Por si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit?

Aktualisht rastet aktive janë 3230. Tirana është në krye të listës sa i përket qytetarëve aktivë me COVID-19 për shkak të dendësisë, pasi më shumë se 1/3 e popullsisë është përqendruar në këtë qark.

Në vendin e dytë renditet qarku Korçë më pas vjen Shkodra, ndërsa vendin e fundit e mban Dibra me vetëm 12 të infektuar aktiv.

Statistika (18 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!