Që nga shpërthimi i pandemisë në Gjermani në shkurt, rreth 1/5 e pacientëve të shtruar në spital kanë humbur jetën.
Sipas një studimi të fundit më të rrezikuarit janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.
Nga të dhënat e mbi 10,000 pacientëve të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 që janë trajtuar në 920 spitale gjermane nga 26 shkurti deri më 19 prill rezulton se një në çdo pesë pacientë kanë vdekur nga sëmundja.
Kështu vetëm 22% e atyre që shkuan në spital arritën të dalin të gjallë që aty.
Në këtë përfundimim ka dalë ekipi i studiuesve të udhëhequr nga mjeku i kujdesit intensiv Prof. Christian Karagiannidis nga Klinika e Këlnit.
“Numri i lartë tregon “sa e rëndë mund të jetë kjo sëmundje”, ka thënë Christian Karagiannidis.
Tek pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 53 përqind, kurse te ata që nuk kishin nevojë 16 përqind.
Faktori kryesor i rrezikut:
“Faktori kryesor i rrezikut për këtë sëmundje duket se është mosha. Ne kemi pasur një shkallë vdekshmërie mbi 70 përqind në pacientët mbi 80 vjeç, dhe shkalla e vdekshmërisë nën 30 përqind midis atyre nën 60 vjeç. Ky është një tregues shumë i qartë se pacientët e moshuar janë më të rrezikuar”, ka thënë Karagiannidis .
Grupet më të rrezikuara:
Sipas studimit pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës, si aritmia, apo nga diabeti kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për frymëmarrje artificiale sesa ata që nuk vuajnë nga sëmundje të tilla. Analiza tregoi se 43 përqind e pacientëve me sëmundje zemre dhe 39 përqind e atyre që vuajnë nga diabeti kishin nevojë për frymëmarrje artificiale. /abcnews.al