Situata në Britani nga Covid-19 duket se po shkon drejt përmirësimit përsa i përket uljes së numrit të viktimave.
Në Britani vërehet një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se 350 pacientë kanë humbur jetën, në Angli, Skoci dhe Uells ndërkohë që Irlanda e Veriut do t’i publikojë shifrat më vonë gjatë ditës.
Nga këto, 329 viktima u shënuan në Angli, ku sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, mosha e tyre ishe nga 29 deri në 100 vjeç.
Nga raportimet e fundit në Angli bëhet e ditur se 18,749 pacientë kanë ndërruar jetë në spitale.