Situata në Suedi paraqitet më ndryshe në krahasim me vendet e tjera të botës, sa i përket masave të marra për parandalimin e virusit. COVID-19 është përhapur në të gjithë botën duke regjistruar shifra tragjike të personave që kanë humbur jetën.
Si pasojë e kësaj, shumë vende kanë marrë masa drastike për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, por Suedia nuk ndoqi të njëjtën strategji. Ndryshe nga SHBA-ja që ka bërë të detyrueshme maskat, Suedia nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë, madje shkalla e vdekshmërisë është e ulët.
Sipas burimeve të CNN qeveria suedeze nuk do të rekomandojë vaksinimin e personave nën moshën 18 vjeç. Arsyeja sipas qeverisë qëndron në faktin se fëmijët nuk e transmetojnë virusin si të rriturit.
Nga ana tjetër, shefi epidemiolog suedez Anders Tegnell shpjegoi se Suedia operon në parimin e një vaksine vullnetare, kjo ka ndodhur gjithashtu edhe gjatë pandemive të kaluara kur një numër i madh i njerëzve u vaksinuan.
“Në fillim, nuk do të vaksinohen fëmijët, por ata që janë më të rrezikuar – të moshuarit dhe ata që punojnë me ta”, sipas Tegnell. s.ba/abcnews.al