COVID-19/ Studimi: Fëmijët mund të jenë po aq infektues sa të rriturit

schedule11:08 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:08 - 1 Korrik, 2020

Ende është e paqartë se deri në çfarë mase fëmijët mund ta përhapin koronavirusin, por një studim i ri tregon se fëmijët mund ta transmetojnë virusin njësoj si të rriturit.

Fëmijët infektohen më rrallë me koronavirus, zhvillojnë simptoma më të buta dhe nuk janë aq infektues sa të rriturit, por studimi tregoi se fëmijët e të gjithave moshave janë infektuar.

“Përkundër përqindjes së lartë të rasteve me simptoma të buta ose asimptomatike, fëmijët  duhet të konsiderohen  transmetues,” përfunduan studiuesit nga  Universiteti i Gjenevës.

Në sondazh, morën pjesë 23 foshnje të porsalindura të cilat ishin pozitive për Covid-19 dhe të dy grupmoshat kishin të njëjtin nivel infeksioni. “Të dhënat tona tregojnë se ngarkesa virale në diagnozë është njësoj me të personave të rritur dhe se fëmijët simptomatikë të të gjitha moshave janë infektues.

Sidoqoftë, fëmijët nuk duket se përhapin virusin në të njëjtën mënyrë si të rriturit.

“Duke marrë parasysh frekuencën relativisht të ulët të fëmijëve të infektuar, madje edhe në zona të prekura më rëndë, faktorët biologjikë ose faktorë të tjerë të panjohur mund të çojnë në transmetimin më të ulët në këtë popullatë,” sipas studiuesve.

Ata thanë se duhen më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht rolin e fëmijëve në përhapjen e virusit.

Hulumtimi u botua në revistën Emerging Infectious Diseases./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!