Vendpushimi bregdetar spanjoll i Benidorm, i famshëm për jetën e natës dhe veçanërisht i popullarizuar nga vizitorët britanikë, ka hapur një qendër vaksinimi kundër Covid-19 posaçërisht për turistët, pas rritjes së rasteve.
“Ky është një mesazh për sigurinë e njerëzve,” tha për Reuters kryebashkiaku i Benidorm Antonio Perez. “Ky është një shërbim publik që ne duam ta zgjerojmë për turistët tanë.
Spanja kërkon që të gjithë turistët që hyjnë në vend të kenë një certifikatë vaksinimi ose një test negativ PCR. Baret dhe restorantet nuk kërkojnë certifikatë vaksinimi. Rastet e Covid-19 janë dukshëm më të larta se mesatarja kombëtare, me 249 raste për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve, krahasuar me 96 në nivel kombëtar ose 101 për rajonin Benidorm të Valencias.
Rosa Lewis, shefja e distriktit shëndetësor Benidorm, tha se turistët kanë luajtur një rol në rritjen e rasteve.
“Nuk kemi të dhëna të sakta për rritjen e rasteve në Benidorm, por kemi vënë re që sapo janë kthyer turistët janë shtuar edhe rastet, kjo është e padiskutueshme”, tha ajo.
/abcnews.al