COVID-19/ Si duhet të pastroni dhe çfarë?

schedule10:35 - 28 Mars, 2020

schedule 10:35 - 28 Mars, 2020

Teksa respektojnë distancën sociale, të mbyllur në shtëpi, njerëzit i janë përkushtuar pastrimit si një formë për t’u marrë me diçka, përpos dëshirës për të dezinfektuar sipërfaqet, sipas Healthline

Jason Tetro, një mikrobiolog amerikan, tha për Healthline se nuk ka vend për panik, megjithëse është me rëndësi që të pastrohen disa sipërfaqe, që mund të grumbullojnë më shumë mikrobe.

Ai theksoi se me rëndësi është pastrimi i:

-telekomandës

-tastrierave dhe mouse-it të kompjuterit

-telefonave

-dorezave të dyerve

-çelësave të dritave.

Ambientet ku duhet të përqëndrohet pastrimi janë tualeti dhe kuzhina, më së shumti dollapët dhe dorezat (frigoriferë, pjatalarëse, furrë).

Disa njerëz përdorin vodka për pastrim, megjithëse Tetro nuk e sugjeron sepse duhet të ketë minimumi 62% alkool për të qenë efektive. Uthulla, thotë ai, ka efekte të mira pastruese. “Mund ta lini në sipërfaqe për afro 10 minuta që të siguroheni që ka pasur efekt,” shtoi më pas.

Një përbërje që mund të dezinfektojë sipërfaqet me mikrobe është:

– 1 ¼ gotë me ujë

– ½ filxhan me uthull

– 10 pika vaj esencial (opsional)

Ujë i nxehtë me sapun këshillohet për çdo gjë që mund të lahet, ndërsa për sipërfaqet e tjera përdorni pastrues dezinfektues./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!