Covid-19, shkollat dhe nxënësit: Cili është rreziku?

schedule11:48 - 26 Janar, 2021

schedule 11:48 - 26 Janar, 2021

Për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit, shkollat ​​janë të mbyllura për shumicën e nxënësve në Britani.

Por si transmetohet virusi mes fëmijëve dhe çfarë masash duhen marrë që të rihapen shkollat ​?

Sa të rrezikuar janë fëmijët dhe të rinjtë?

Rreziku i fëmijëve për të zhvilluar simptoma të rënda  nga virusi është i vogël. Kjo nuk ka ndryshuar as me shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit.

Pavarësisht nga një rritje e numrit të fëmijëve të infektuar, ekspertët e shëndetit të fëmijëve nuk po shohin një rritje të konsiderueshme të sëmundjeve të lidhura me Covid tek fëmijët që janë shtruar në spital.

“Ndërsa rastet rriten, do të ketë një rritje të vogël të numrit të fëmijëve me Covid-19, por shumica dërrmuese e fëmijëve dhe të rinjve nuk kanë simptoma ose kanë simptoma shumë të lehta”, sipas Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.

Dhe Dr Mike Tildesley, një ekspert i sëmundjeve infektive, tha “ne nuk po shohim një rritje të konsiderueshme të rasteve në një shkollë fillore pavarësisht nga ky variant i ri”.

Një në tre njerëz mendohet se nuk zhvillojnë simptoma kur infektohen me virus.

A e përhapin virusin fëmijët?

Midis nxënësve në shkollat ​​fillore, provat tregojnë se ka përhapje të kufizuar të koronavirusit.

Grupmoshat e ndryshme të shkollës së mesme duket se janë të ndryshëm – pasi janë më të aftë të transmetojnë virusin. Nuk ka asnjë provë që adoleshentët kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin sesa të rriturit.

 

Çfarë roli luajnë shkollat ​​në përhapjen e koronavirusit?

Kjo është një përgjigje e vështirë. Kur shkollat ​​janë të hapura, mundësia që virusi të përhapet midis fëmijëve të shkollës është edhe më i madh, veçanërisht  te të rinjtë në shkollën e mesme.

Gjithashtu janë regjistruar të dhëna që  transmetimi mes grupeve ka pësuar rënie pas pushimeve të shkollës.

Por a janë nivelet e infeksionit në shkolla thjesht duke reflektuar nivelet e virusit në komunitetet e tyre lokale?

Të dhënat e hershme nga një sondazh i ONS në 100 shkolla në Angli , të cilat testuan nxënës dhe staf të rastësishëm pa simptoma, sugjerojnë se ky është rasti.

Sipas studimit rreth  1.24% e nxënësve dhe 1.29% e  stafit që rezultuan pozitivë për infeksionin në nëntor,  pasqyruan një normë infektimi  1.2% në popullatën e përgjithshme.

Dhe Jenny Harries, kohët e fundit tha se shkollat ​​nuk ishin shkaku kryesor i përhapjes së rasteve me Covid në komunitete, megjithëse ajo tha se fëmijët mund të transmetonin infeksionin në shkolla dhe gjetkë.

Cili është rreziku për mësuesit?

Mësuesit e shkollës së mesme  janë më pak të rrezikuar të humbin jetën nga Covid- 39 viktima për 100,000 burra dhe 21 për 100,000 gra, krahasuar me normat prej 31 dhe 17 në popullatë në tërësi.

Infermierët, sanitarët punonjësit socialë, personeli i restorantit, taksistët dhe punonjësit e sigurisë janë të gjithë në rrezik më të madh se mësuesit, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Por kjo nuk tregon të gjithë historinë, natyrisht – përkatësia etnike, problemet e ndryshme shëndetësore, ku jetoni dhe me kë jetoni janë gjithashtu të gjithë faktorë të rëndësishëm.

Stafi i mësuesve duhet të jenë një nga grupet primare që duhet të vaksinohen kundër Covid-19.

Ata duhet të jenë pjesë e fushatës së vaksinimit pas moshës mbi 50 vjeç, së bashku me oficerët e policisë dhe punonjësit e supermarketeve.

A do të ketë efekt mbyllja e shkollave?

Që nga bllokimi i parë kombëtar në pranverën e vitit 2020, mbajtja e shkollave hapur ka qenë një përparësi.

Grupi këshillues Sage gjithmonë ka thënë se mbyllja e shkollave – në veçanti e shkollave të mesme – ka të ngjarë të ketë një ndikim në shkallën “R”.

Dhe sekretari i arsimit Gavin Williamson ka deklaruar duke cituar  prova të hershme nga Sage se mbyllja e shkollave fillore ka të ngjarë të ketë një efekt më të madh sesa mbyllja e çerdheve.

 

Por pyetja që mundon të gjithë është se për sa kohë duhet të mbyllen shkollat dhe çfarë do të ndodhë  kur të hapen përsëri.

Dr Shamez Ladhani, kryeinspektori i sondazhit të shkollave ONS dhe një konsulent në Shëndetin Publik Angli,  tha se rënia e rasteve në shoqëri është mënyra më e mirë për të mbajtur shkollat ​​e hapura dhe të sigurta.

Por Sage gjithashtu thotë se politikëbërësit duhet të vlerësojnë përfitimet dhe dëmet e mbylljes së shkollave. Kjo përfshin zvogëlimin e rreziqeve të drejtpërdrejta shëndetësore për stafin dhe ndikimin negativ në shëndetin mendor, arsimimin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Shumë ekspertë kanë rënë dakord se ky është një akt i vështirë balancimi dhe argumentojnë se mbyllja e shkollave duhet të shihet si mundësia e fundit për zvogëlimin e rasteve me Covid-19. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!