Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Turqi, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve është 98 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një deklaratë për mediat është shprehur se në betejën me COVID 19 ka humbur jetën pacienti i parë i infektuar në Turqi.
Mediat vendase raportojnë se paçinti ishte mashkull i moshës 89-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.
Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19./abcnews.al