COVID-19/ Rusia mbyll të gjitha restorantet, dyqanet dhe parqet për një javë

schedule12:20 - 26 Mars, 2020

schedule 12:20 - 26 Mars, 2020

Moska do të mbylli të gjitha restorantet, kafenetë, dyqanet dhe parqet duke filluar që nga 28 marsi deri në 5 prill pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin, ditën e djeshme.

Kryebashiaku njoftoi për masat që ishin marrë: “Masat e prezantuara sot janë të pazakonta në historinë e Moskës moderne dhe do të krijojnë shumë shqetësime në përditshmërinë e çdo personi. Por më besoni, ato janë absolutisht të nevojshme në mënyrë që të ndalojmë përhapjen e infeksionit të koronavirusit dhe të ulim numrin e rasteve.”

Përjashtime do të bëhen për dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë dhe restorantet që shpërndajnë ushqime, të cilat do të qëndrojnë hapur. Qytetarët e Moskës u këshilluan të mos vizitojnë objektet fetare.

Rusia ka parë rritjen e saj më të lartë në numra në 24 orët e fundit. Numri total i të infektuarëve me koronavirus ka shkuar në 840 dhe 3 vdekje.

Putini tha javën e kaluar se Rusia kishte arritur të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit falë masave të hershme dhe të ashpra- dhe numri i rasteve të konfirmuara është çuditërisht i ulët, pavarësisht se Rusia më Kinën i ndan vetëm  një kufi dhe  rasti i parë është konfirmuar në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!