COVID-19/ Rritet numri i pacientëve që kërkojnë shërbim, ç’po ndodh tek “Infektivi”

schedule10:53 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:53 - 17 Qershor, 2020

Është ulur me 32 raste më pak numri i të infektuarve me koronavirus në vend.

Ministria e Shëndetësisë pas testimit për 333 persona të dyshuar për Covid, njoftoi për 50 të infektuar.

Rastete e reja në 24 orët e fundit u shënuan:

12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

LEXO edhe: 608 persona aktivë me COVID-19, zonat më problematike dhe bizneset që rrezikohen

Por edhe në Spitalin Infektiv janë shtuar rastet e personave që kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore nga specialistët e infektivit.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit ne spitalin infektiv, janë shtruar edhe 3 pacientë të tjerë, duke bërë që numri i të shtruarve të shkojë në 53 persona.

LEXO edhe: Ulet numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend, sa raste u konfirmuan në 24 orët e fundit

Nga këta pacientë të shtruar, 9 ndodhen në terapi intensive, dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Ndërkohë ditën e djeshme u raportuan se në spitalin infektiv marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Për ekspertët e shëndetit, shqetësim mbetet fakti i shtimit të rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, të cilat  mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të apelojnë për ruajtjen e rregullave strikte si e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit, siç është ruajtja e distancës fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, ruajtja e higjienës personale, larja e duarve.

Dhe bizneset dhe institucionet duhet të vazhdojnë në respektimin e protokolleve të përcaktuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!