COVID-19 prek Pustecin, 4 të infektuar, në Elbasan pozitivë një mësues dhe një farmacist

schedule17:00 - 17 Shtator, 2020

schedule 17:00 - 17 Shtator, 2020

Që prej nisjes së pandemisë Pusteci nuk ka pasur asnjë të infektuar me COVID. Por këtë të enjte janë konfirmuar 4 të parët. Mësohet se një prej tyre është punonjës I gjendjes civile në Bashkinë e Pustecit, ndërsa tre të tjetër janë familjarë të tij.

Burimet e ABC tregojnë se janë karantinuar edhe dy punonjës të Bashkisë, të cilët ndajnë një zyrë me të infektuarin.

Ndërkaq në Elbasan mes 10 të prekurve të rinj me COVID-19 në këto 24 orë, një prej tyre është mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani”,  një farmacist dhe dy punonjës të një supermarketi në qendër të qytetit.

Dyshohet se të gjithë janë kontakte të personave që janë konfirmuar më herët me koronavirus.

Ndërkohë një numër rekord të infektuarish raportohen nga Gjirokastra. Nga 15 te konfirmuar 9 prej tyre janë punonjës të një fasoneri një tjetër i një fabrike pijesh.

Por pozitiv ka rezultuar dhe punonjësi i një klinike private okulistike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!