Covid-19 “prek” prokurorinë e Elbasanit, infektohen punonjësja dhe oficeri i policisë gjyqësore

schedule13:25 - 21 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 21 Shtator, 2020

Covid 19 ka “prekur” prokurorinë e Elbasanit. Abcnews.al mëson se pozitivë ka rezultuar një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore.

Mësohet po ashtu se të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa pritet përgjigja për një tjetër punonjëse.

Nëntë persona në Elbasan kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit, mëson abcnews.al

Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.

Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total. Ndërsa, 6,940 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Kurse, raste aktive në të gjithë vendin janë 5,083. s.b/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!