6 policë humbën jetën prej koronavirusit

schedule16:25 - 4 Shtator, 2020

schedule 16:25 - 4 Shtator, 2020

Nga Xhensila Kodra

Që nga fillimi i pandemisë, 194 oficerë policie janë konfirmuar pozitiv me COVID -19 në të gjithë vendin.

Aktualisht vijojnë të jenë të prekur me virusin e ri 46 efektivë.

Numrin më të lartë të të prekurve e mban kryeqyteti.

Burime zyrtare pranë policisë bëjnë me doje për ABC News se vetëm në drejtorinë e Policisë së Tiranës aktiv me COVID janë 7 oficerë policie.

Prej tre ditësh ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Pjesa më e madhe e të prekurve janë oficerë të Rendit dhe ata të pritjes së qytetarëve.

Virusin dyshohet ta kenë marrë gjatë kryerjes së detyrës por ka pasur raste kur disa të tjerë janë infektuar nga familjarët. Sipas burimeve, të paktën 30 efektivë në të gjithë vendin janë izoluar në banesat e tyre, në prite të përgjigjes nëse janë ose jo mbartës së virusit.

ABC News mëson se një javë më parë pozitiv me koronavirus janë infektuar edhe tre drejtuesit e policisë në Lezhë, zv. drejtori i Rendit, shefi i komisariatit, si dhe shefi i postës së policisë në Shëngjin.

Të vetëkarantinuar në banesa janë edhe disa nga kolegët e tyre.

Fatkeqësisht, betejën me COVID-19 që nga nisja e pandemisë nuk kanë mundur ta fitojnë 6 punonjës së Policisë së Shtetit.

Tabela

Efektivet e prekur me COVID- 19

194 policë të infektuar

46  policë janë aktiv

6 policë kanë humbur jetën/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!