Portugalia ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm 7 shtretër bosh në njësitë e kujdesit intensiv për rastet me koronavirus. Një rritje e konsiderueshme e rasteve me koronavirus në vend i ka detyruar autoritetet e vendit që t’i dërgojnë pacientët që janë në gjendje kritike në ishujt portugezë.
Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 850 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, 843 ishin të zënë. Shteti me 10 milionë banorë numëron edhe 420 shtretër të tjerë në pavijone të tjera.
Ministria raportoi po ashtu se numri i rasteve ditore ishte 12,435, ndërsa 293 qytetarë humbën jetën.
Portugalia, që deri më tani numëron 12,179 raste fatale nga Covid-19 dhe 711,018 të infektuar, ka mesataren më të lartë shtatë-ditore të rasteve dhe vdekjeve për frymë, në botë. s.b/abcnews.al/