COVID-19, politologu: Ka mbaruar roli i qeverisë, përgjegjësia duhet t’i kalohet individit

schedule20:19 - 1 Maj, 2020

schedule 20:19 - 1 Maj, 2020

Në një intervistë për “ABC News” politologu Ermal Hasimja ka folur për masat lehtësuese të marra nga qeveria. Tashmë situata duhet të menaxhohet nga individët, sipas tij bllokimi ekonomik do të shkaktojë dëme për të ardhmen.

Ai u shpreh se ekonomistët gjatë kësaj periudhe nuk janë dëgjuar sa duhet, ndërsa shtoi se ekonomisë i kanoset një rrezik shumë më i madh.

“Tani ka mbaruar roli i qeverisë dhe besoj që gradualisht duhet të tërhiqet, dhe përgjegjësisa duhet ti kalohet individit. Tashmë e njohin mjaftueshëm sëmundjen dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Personat e papërgjegjshëm, çfarëdo mase të merret do ta ekspozojnë veten dhe nuk do ti përmbahen rregullave”, u shpreh ai.

Më tej theksoi se rënia e kërkesës në treg është një problem që do ndjehet dhe sipas tij nuk do të zgjidhet nga “paga e luftës”.

“Këtë problem ekonomik do ta vuajmë që të gjithë”, u shpreh Hasimja.

Politologu theksoi se gjërat nuk do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. “Duhen krijuar mikromjedise për zhvillimin e ekonomisë. Opozita gjendet në një situatë të vështirë dhe është e vështirë ta gjykosh në këto momente. Më rëndësi është dhënia e propozimeve gjë e cila është bërë dhe disa prej tyre janë marrë parasysh”, u shpreh ai.

Sa i përket distancimit social të krijuar për shkak të kësaj pandemie, politologu shtoi se këto masa do të lënë gjurmë në jetën e përditshme.