Në një lidhje me “ABC e Mëngjesit” , Eduard Hyseni ka folur për dëmet që i shkakton ekonomisë COVID-19. Ai u shpreh se kjo situatë rëndon mbi ekonominë.
“Kjo krijon një dëmtim të ekonomisë. Është një problem shumë i madh. Agjecitë tona në Shqipëri punojnë më tur operator . Duke iu referuar Spanjës dhe qeverisë spanjolle, kompanitë i nxjerrin të papunë punëtorët dhe shteti i paguan më një asistencë.
Kompanitë turistike mendojnë se do të humbaasin rreth 40 mld euro. Shqipëria nuk është njësoj më Spanjën, Gjermaninë apo Amerikën, por pavarësisht kësaj duhet të merren masa paraprake”, u shpreh ai.
I pyetur nga gazetari Enkel Demi për paketën ekonomike të propozuar ai theksoi se është e njëjtja politikë e përgjithshme. Është e ndërtuar për të mbajtur këtë industri. E dimë që do të jetë e vështirë dhe do të jetë një rënie të fortë dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri.
“Ato politika që po bën qeveria janë të sakta për të mbajtur sistemin që të mos ketë probleme. Kjo situatë është globale. Turizmi shqiptar varet nga turistët e huaj, nga ato që sjellin tur operatorët.
E keqja e kësaj krize është goditje e menjëhershme dhe nuk la kohë ta studiosh. Në të njëjtën kohë ka diçka tjetër sepse në 2008 ishte një krizë bankare, por kjo është ndryshe. Bankat në këto momente kanë më shumë fuqi dhe duke pasur këtë mbështetjen e bankave kam përshtyjpje se do të ketë ndikim pozitiv. Do të jetë e vështirë, por më e thjeshtë për tu kaluar.
Ky është rasti për të pritur një bum ekonomik?
“Është një rritje ekonomike, por në disa sektore. Po të nisemi të biznesi i vogël është pak më e vështirë”, u shpreh ai.