COVID-19 “paralizon” institucionet arsimore në Gjirokastër, pezullohet mësimi në shkollën “Koto Hoxhi”

schedule16:14 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:14 - 9 Nëntor, 2020

Covid-19 ka paralizuar dhe institucionet arsimore në Gjirokastër.

Burime për “ABC” bëjnë me dije se 20 mësues e edukatorë kanë rezultuar pozitivë.

Për këtë arsye autoritetet kanë vendosur mbylljen e disa shkollave dhe kopshteve.

“Për shkak të shtimit të rasteve si edhe simptomave që kanë shfaqur personeli në vendosëm mbylljen e këtyre institucioneve”, u shpreh ajo.

Për shkak të infektimit të mësuesve, është vendosur që në shkollën 9 vjeçare “Koto Hoxhi”, mësimi të zhvillohet online

“I bëj thirrje prindërve të tregohen më të kujdesshëm për fëmijët e tyre. Nëse vërejnë shenja të temperaturës, fëmijët mos t’i dërgojnë në shkollë”, u shpreh ai.

Biblioteka publike, pallati i kulturës dhe zyra e protokollit në bashkinë e Lezhës janë mbyllur përkohësisht.

Shkak është bërë infektimi i disa punonjësve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të prekurit janë të izoluar në shtëpitë e tyre e janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017, Agron Mahmutaj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës. 51 vjeçari ndodhej prej disa ditësh në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“ABC” mëson se, 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga virusi disa javë më parë.

Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë me oksigjen.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në sanatorium ku dhe ndërroi jetë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!