Covid-19 paralizon bujqësinë, fermerët dibranë kërkojnë pesticide për sperkatjen e pemtarisë

schedule14:42 - 21 Mars, 2020

schedule 14:42 - 21 Mars, 2020

Prodhimi bujqesor në Shqipëri rrezikohet nga koronavirusi. Është koha kur fermerët duhet të fillojnë punët në bujqësi, por situata e krijuar nga Covid-19 ka paralizuar gjithçka.

Një pjesë e punimeve duhej të ishin bërë më përpara dhe tokat duhet të ishin gati për mbjellje. Medin Kryemadhi fermer në fshatin Grevë në Dibër po bën spërkatjen e dytë para çeljes. Sipas fermerit mbyllja e farmacive bujqesore rrezikon prodhimin vendas per kete tij.

“Kjo  brenda 10 ditëve çel, mirëpo nëse nuk bëhen këto shërbime kjo është tepër me humbje për fererët. Duhet patjetër që të hapen rrugët e furnizimit”, thotë ai.

Kryemadhi tregon e të njëjtin problem kanë edhe shumë fermerë të tjerë në zonë.Fermeri shpjegon se prodhimi në bujqësi mund të dështojë nëse nuk merr shërbimin e duhur.

Kryemadhi tregon se gjatë kësaj kohe të gjitha shërbimet ne bujqesi po i bëjnë vetë pa ndihmën e puntorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!