Legjenda e Romës, Francesco Totti, është rikuperuar nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-kapiteni i romakëve përmes një postimi në “Instagram”. 44-vjeçar, krahas fotos, ka treguar dhe eksperiencën e tij gjatë kohës kur ishte i infektuar, ndërkohë nuk mungojnë as falenderimet për mjekët që u kujdesën për të.
“Përshëndetj të gjithëve! Siç e keni marë vesh, në javët e fundit unë nuk kam qenë mirë. Tani jam rikuperuar dhe mund t’iu them me siguri se isha i infektuar me Covid dhe kjo eksperiencë nuk ishte thjesht një shëtitje. Kisha ethe, sasi të ulët të oksigjenit si dhe forcat që zhdukeshin me kalimin e kohës. Diagnoza ishte si një goditje në zemër.
Unë kisha pneumoni bilateral për shkak të infeksionit nga Sars Cov 2. Duke patur parasysh kohën e duhur të diagnozës, unë isha në gjendje të shërohesha nga shtëpia. Ishin 15 ditë të gjata, por tani që gjithçka ka kaluar dua të falenderoj ata që qëndruan pranë meje.
Një falenderim të veçantë për Prof. Alberto Zangrillo, Prof. Monica Rocco si dhe për Silvia Angelettin. Covidi mund të mposhtet me masat e duhura paraprake”, përfundon Totti në postimin e tij. /abcnews.al