COVID-19 në Shqipëri: Babë e bir telefonuan urgjencën, izolohen te Infektivi

schedule09:07 - 9 Mars, 2020

schedule 09:07 - 9 Mars, 2020

Teksa në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, qeveria do të mbajë këtë mëngjes një mbledhje urgjente. Sakaq, mbledhja është thirrur nga kryeministri Rama që ditën e djeshmje, ku ende nuk ishin konfirmuar dy rastet me të prekur.

Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Ajgena Korbi dha të tjera detaje lidhur me dy rastet me të prekur me Covid-19 në vendin tonë. Gazetarja raporton se po merren mostra të personave të afërt të dy pacientëve babë e bir.

Ka pikëpyetje pasi ata kanë lëvizur me makinën e tyre personale dhe kanë qenë pikërisht këtë dy persona që kanë kontaktuar në numrin 127, pasi janë shfaqur shenjat klinike. Nuk është thënë zyrtarisht pas sa ditësh qendrimi në Shqipëri këta persona kanë kërkuar ndihmën e urgjencës mjekësore. Kërkohet një hetim më i saktë për të dhënë detaje. Thirrja e mjekëve në këtë situatë u drejtojet të gjithë atyre që kanë patur histori udhëtimi në vendet e  prekura kryesisht Itali”, raportoi gazetarja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!