Covid-19 në qendrën e shëndetit mendor në Korçë, infektohen 2 infermiere dhe kuzhinierja

schedule09:56 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:56 - 24 Gusht, 2020

Infektohen me koronavirus 2 infermiere dhe kuzhinierja e Qendrës Rezidenciale e Zhvillimit “Mimoza” në Korçë.

Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për abcnews.al, mësohet se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar ndërsa pjesa tjetër vazhdon punën.

Në këtë qendër aktualisht marrin trajtimin 12 persona. Deri tani ata nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

Ndërkohë që ditën e djeshme u njoftua se ishte infektuar një sanitare në Pediatrinë e spitalit në Korçë, duke bërë që stafi mjekësor të karantinohet./abcnews.al