Ky bajram u festua ndryshe nga qytetarët e kryeqytetit, për shak të pandemisë. Disa thonë se ju mungoi falja e mëngjesit, te cilën e kane zevendesuar me atë individuale
“Mire është më i bërë lutjet, ajo varet se sa i ke bërë ti gjatë ramazanit. Nuk shkova në xhami, pasi duhet që të zgjohesh herët, edhe duhet ruajtur distanca nga virusi. Në xhami ka shumë grumbullime dhe hapësira nuk është e madhe. Dëshirën e kisha , se jam njeri duhet të besojme diku.
Shtetrrethim si ka bërë ky si në kohën e Enverit. Ata që falen duhet të dilnin në shesh, mos të pyesnin qeverinë.
Me virusin nuk u la asnjë prej besimeve fetare që të festonin masivisht. Gjithë njerezit më vijnë , goca, cuni, por shumë urime kam marrë edhe përmes telefonit”, thonë qytetarët.
Tradita e vizitave në shtepi, për urimin e bajramit , duket se është zbehur nga koronavirusi. Por ka nga ata te cilët kanë hapur derën për njerëzit e afërm.
Baret dhe restorantet ishin te mbyllura, por shumë familjarë kanë zgjedhur parqet për të kaluar disa orë argëtimi së bashku me fëmijet e tyre ./abcnews.al