COVID-19, Nard Ndoka: Një opozitë tjetër do ta fundoste Edi Ramën

schedule17:42 - 1 Maj, 2020

schedule 17:42 - 1 Maj, 2020

Qeveria ka filluar me lehtësimin e disa masave të marra si pasojë e COVID-19. Për ish-ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka duhet të ishte vepruar më me seriozitet në lidhje me këtë situatë.

Ndoka ngriti çështjen e personave të cilat kishin lidhje me të prekurit nga koronavirusi dhe kthimin e qytetarëve nga vatrat e prekura, sipas tij nuk kishte një vëmendje nga ana e qeverisë për këto raste.

Në një intervistë në studion e “ABC News” Ndoka tha se nëse do të ishin trajtuar që në fillim me seriozitet, edhe efikasiteti sipas tij do të ishte i dukshëm.

“Ne kemi një numër shumë të madh të prekurish nga COVID-19 që e kanë kaluar në shtëpi dhe nuk i është dhënë ndihma mjekësore. Gripi ka kaluar në dhjetor, janar dhe shkurt. 1800 persona në muaj vdesin në Shqipëri në kushte të tjera. Frika që futën autoritetet është e pafalshme dhe ka krijuar një kosto të madhe te qytetarët”, tha Ndoka.

Gjatë intervistës Ndoka u shpreh se kryeministri është treguar i paaftë në menaxhimin e kësaj situate. “I vetmi institucion që ka funksionuar realisht është opozita”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Menaxhimi i Covid-19, Nard Ndoka: Ekonomia është në kolaps, qeverinë e presin protesta

Takime me opozitën:

Ndoka: Ne jemi në konsultim të përhershëm online me njeri-tjetrin. Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar politikisht këtë situatë. Një lider tjetër do ta fundoste Edi Ramën për veprime të pakonsultuara, për masat drastike të panevojshme, për përpjekjen e qeverisë në këtë situatë pandemie, për të vjedhur. Një opozitë tjetër do ta fundoste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!