Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid 19, më 27 dhjetor vaksinohen personat e parë në Greqi

schedule10:32 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:32 - 18 Dhjetor, 2020

Në Greqi pritet që më 27 dhjetor të vaksinohen dhe personat e parë. pritet që të dielën e javës që vjen në Greqi të mbërrijë vaksina e Pfizer kundër COVID-19, në numër më të vogël dozash.

Mediat greke bëjnë me dije se fushata e vaksinimit për Covid do të nisë me dy persona si fillim, ato janë një infermiere dhe një i moshuar identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Pritet që fillimisht të realizohen 100 vaksinime simbolike në stafin mjekësor në frontin ballor kundër COVID-19, në dy spitale të mëdha të vendit, Evangjelismos dhe Sotiria më 27 dhjetor.

Ndërkohë vijon regjistrimi i stafit mjekësor si dhe grupmoshave në rrezik të lartë. 1086 janë qendrat e vaksinimit në të gjithë Greqinë teksa do jenë dy operacione paralele për funksionimin, “Liria” e sistemit shëndetësor për vaksinimin dhe “Ipokratis” i policisë për shpërndarjen e sigurtë dhe sipas standarteve specifike.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!