Më shumë se një milion amerikanë janë vaksinuar me Pfizer, por ende nuk dihet nëse do të arrihet qëllimi i SHBA-së që deri në fund të vitit të vaksinohen 20 milionë amerikanë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka njoftuar se është tejkaluar shifra prej një milion vaksinave për dhjetë ditë, kur edhe filloi imunizimi në SHBA.
Megjithatë, drejtori i CDC-së, Robert Redfield, ka bërë të ditur se SHBA ka përpara “një rrugë sfidash”, kjo për shkak të kufizimit të vaksinave nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.
“Porositë sigurisht se do të rriten javëve apo muajve të ardhshëm”, ka shtuar Redfield.
Në anën tjetër kreu i operacionit për vaksinimin e popullit, Moncef Slaui ka pranuar se ekzistojnë pak gjasa që 20 milionë amerikanë të vaksinohen deri në fund të vitit, pavarësisht se ishte një nga qëllimet e administratës së Trump./abcnews.al