COVID-19, Komisioni Europian propozon 9 miliardë euro për sektorin shëndetësor

schedule17:45 - 28 Maj, 2020

schedule 17:45 - 28 Maj, 2020

Komisioni Europian ka propozuar krijimin e një programi të ri ekonomik për sektorin shëndetësor. 9 miliardë euro janë propozuar për t’u përgatitur më mirë për krizat shëndetësore.

“Me këtë program të ri, Brukseli shpreson të ndryshojë qasje në mënyrën sesi BE menaxhon sektorin shëndetësor”, theksoi komisionerja europiane, Stella Kyriakides për gazetarët.

“Gjatë krizës, pati një shkëputje midis asaj që qytetarët prisnin nga BE dhe asaj që ne mund të bënim realisht”, u shpreh ajo.

Komisioni propozoi në projektbuxhetin e tij të rishikuar t’i akordojë programit të BE-së për Shëndetin (EU4Health) 9,4 miliardë euro, 20 herë më shumë se programi i propozuar deri tani për paketën e ardhshme financiare 2021-2027.

Një pjesë e madhe do të financohej nga fondi i ri stimulues i propozuar nga Komisioni, duke arritur në 7,7 miliardë euro dhe nga buxheti për pjesën tjetër.