COVID-19 këmbëkryq në Serie A, e pëson Igli Tare dhe një president

schedule12:44 - 7 Nëntor, 2020

schedule 12:44 - 7 Nëntor, 2020

COVID-19 nuk “toleron” as presidentët e klubeve të Serie A, apo drejtuesit. Urbano Cairo para disa ditësh u dërgua me urgjencë në spital, por tashmë gjendja e tij është më e mirë. Dje ai është kthyer në shtëpi.

Më pas i infektuar ka qenë Aurelio De Laurentiis i Napolit, kurse i fundit që e pëson është edhe Maurizio Setti. Presidenti i Verona ka bërë tamponin dhe klubi italian ka dalë me një komunikatë dhe ka konfirmuar se Setti ka dalë pozitiv me COVID-19.

Te Lazio e ka pësuar vlonjati Igli Tare dhe këtë e ka zbuluar vetë presidenti Lotitto, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”.

“Drejtori ynë, Igli Tare, është gjithashtu pozitiv, por askush nuk mund të na thonë nëse dikush është infektues apo jo”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Lazio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!