Covid-19, Izraeli rihap pjesërisht kufijtë për qytetarët e tij

schedule13:51 - 3 Mars, 2021

schedule 13:51 - 3 Mars, 2021

Izraeli do të hapë pjesërisht kufijtë për qytetarët e tij pas një mbylljeje e cila ka zgjatur gati gjashtë javë.

Kjo do të lejojë një numër më të madh të izraelitëve të kthehen në vend në kohë për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme më 23 Mars. Ministri i Transportit Miri Regev njoftoi se duke filluar të dielën, 7 Mars, deri në 1,000 pasagjerë do të lejohen të hyjnë në aeroportin kryesor të Izraelit Ben Gurion pranë Tel Aviv çdo ditë.

Një javë më vonë numri do të rritet në 3,000 pasagjerë të lejuar për të hyrë në ditë nga të gjitha pikat e hyrjes. Të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet  t’i nënshtrohen ende testeve para dhe pas mbërritjes.

Personat që nuk janë vaksinuar ose rikuperuar nga Covid-19 do të karantinohen në shtëpi duke mbajtur një byzylyk të ri elektronik, ose do të qëndrojnë të karantinuar në hotele.

Izraelitët e vaksinuar do të lejohen të largohen nga vendi në destinacione të caktuara specifike, ndërsa izraelitët e pavaksinuar do të duhet ende të aplikojnë për leje speciale për t’u larguar. Shtetasit e huaj do t’i duhet ende të aplikojnë për leje të veçantë për të hyrë ose për tu larguar nga vendi.

Mijëra izraelitë thanë se ishin bllokuar jashtë vendit ose kishin mbetur të bllokuar në Izrael pasi qeveria vendosi ndaloi udhëtimet. Një komitet, i cili u mblodh për të shpërndarë leje speciale të kufizuara për të hyrë ose dalë nga vendi, ka qenë nën vëzhgim të ashpër dhe është akuzuar për keqmenaxhim të situatës.

Qeveria është përballur gjithashtu me procese gjyqësore, të cilat pretendojnë se mbyllja e kufijve do të pengonte të drejtën e qytetarëve izraelitë për të votuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!