Izraeli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë së tij, sipas një deklaratë nga ministri i shëndetësisë së vendit.
Ministri i shëndetësisë, Yuli Edelstein , tha se 50.07% e popullsisë së përgjithshme kishin marrë të dyja dozat e vaksinës, dhe 55.96% dozën e parë.
Rreth 8.7% të popullsisë së tij që janë rikuperuar nga COVID-19 janë të pajisur me certifikata “Green Pass” për lëvizjen e lirë.
Izraeli filloi të lehtësonte masat në fund të shkurtit. Shumica e bizneseve dhe shkollave, si dhe aeroportet, kanë rifilluar gradualisht aktivitetin. Vendi ka parë një rënie prej 85% të viktimave ditore, një rënie prej 72% në të sëmurët kritikë dhe 86% më pak raste ditore që nga kulmi i pandemisë në mes të janarit.
Izraeli ka qenë vazhdimisht i kritikuar nga ndërkombëtarët për mos-vaksinimin e palestinezëve.
Sipas një sondazhi, 55% e palestinezëve janë të gatshëm të marrin vaksinën kur të jetë e disponueshme ose e kanë marrë tashmë, ndërsa 43% nuk duan të vaksinohen./abcnews.al