COVID-19 i mori jetën policit dhe infermierit në Shkodër: Nuk shkuan në kohë në spital

schedule11:22 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:22 - 20 Nëntor, 2020

Polici i Bashkisë dhe infermieri, në Shkodër kanë humbur jetën për shkak se trajtimi i tyre ka qenë në shtëpi dhe kur kanë arritur në spital, gjendja e tyre ka qenë shumë e rëndë.

Pra problemi në Shkodër është mosshkuarja në kohë në spital dhe në këtë mënyrë nuk ia kanë arritur dot t’ja dalin.

Gazatari i ABC  Simon Shkreli bëri me dije se Polici i Bashkisë ka pasur një ftohje të vjetër që dyshohet se i ka komplikuar më shumë gjendjen shëndetësore.

Në tamponin e dytë ata kanë rezultuar negativ dhe ky mund të jetë një tjetër debat.

Shkaku i shkuarjes dhe trajtimi në spital është pos covid, pra pasojat që lë Covid-i. Janë tre persona që kanë humbur jetën dhe disa janë nga ata që janë trajtuar post-covid duke qenë se janë negativizuar dhe nuk dihet se si do të regjistrohen./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!