Situata në Greqi vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vijojnë raportimet për raste të larta të infeksioneve më Covid dhe numri i viktimave është shqetësues.
Në 11 ditët e para të marsit, 4,585 pacientë kanë marrë kujdes shëndetësor, ndërsa 57% e pacientëve ishin banorë të Atikës.
Gjithashtu sipas autoriteteve shëndetësore, po në të njëjtët periudhë është shënuar një rritje me 29% e pacientëve të intubuar.
Por shqetësimet janë të larta edhe për shkak të mutacioneve të reja.
Sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Genomike u identifikuan 371 mostra pozitive, prej të cilave 368 mostra rezultuan me mutacionin britanik ndërsa 3 raste me mutacionin e Afrikës së Jugut.
Drejtori i Laboratorit të Qendrës greke, Dimtris Thanos deklaroi se mutacionet britanike ndodhen kryesisht në Kretë me 95% të rasteve dhe Athinë me 85% të rasteve.
Me regjistrimin e varianteve të reja situata epidemiologjike është shqetësuese, ndërsa ekspertët kanë sugjeruar masa më të rrepta për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.
/abcnews.al/