Ndërsa rastet e koronavirusit në Francë po vazhdojnë të rriten, Presidenti Emmanuel Macron tha se autoritetet po bëjnë gjithçka “për të parandaluar një izolim të dytë’.
Të premten, autoritetet shëndetësore franceze thanë se pandemia “po rritet në mënyrë eksponenciale”. Ata raportuan 7,379 raste të reja ditore – rritja më e madhe që nga fundi i Marsit.
Rritja e rasteve ditore është trefishuar në më pak se një javë, sipas autoriteteve shëndetësore franceze. Të enjten, Franca shpalli 19 zona të vendit të cilësuara si “zona të kuqe” , duke e çuar totalin e zonave të rrezikuara në 21./abcnews.al