COVID-19/ Flet mjekja që vërejti e para pneumoninë misterioze që po përhapej midis njerëzve

schedule09:50 - 30 Prill, 2020

schedule 09:50 - 30 Prill, 2020

Dr. Zhang Jixian, 54 vjeç, është konsideruar nga Kina si personi i parë që raportoi për një pneumoni misterioze(koronavirus) tek autoritetet lokale, shkruan Daily Mail.

Ajo dërgoi një raport urgjent në autoritetet shëndetësore më 27 dhjetor pasi pa tre pacientë – një çift të moshuar dhe djalin e tyre – të cilët vuanin nga e njëjta ‘pneumoni misterioze’.

Për krahasim, i ndjeri Dr. Li Wenliang, i cili është vlerësuar si ‘sinjalizuesi i koronavirusit’, ishte ndër të parët që paralajmëroi një sëmundje ‘si SARS-i’ në median sociale.

Ai postoi një mesazh në një bisedë në grup më 30 dhjetor dhe u ndëshkua nga policia për ‘përhapjen e lajmeve të rreme’. Ai vdiq nga sëmundja në 7

shkurt.

Sipas Daily Mail, Dr. Zhang u tha gazetarëve se punëtorët e CDC erdhën në spitalin e saj për të kryer hulumtime në të njëjtën ditë, duke e quajtur reagimin e tyre “shumë të shpejtë”.

Ajo shtoi se nuk priste që infektimi të ndodhte kaq gjerësisht dhe kaq shpejt.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Dr. Zhang kujtoi se si ajo zbuloi sëmundjen  e panjohur gati një muaj para se Wuhan, ish-epiqendra, të mbyllej.

Ajo i tha revistës shtetërore Outlook Weekly: “Unë  zbulova transmetimin  nga njeriu në njeri në atë kohë, vetëm se nuk isha shumë e qartë”.

 

“Për shembull në familjen e tre anëtarëve, djali nuk jeton me prindërit e tij. Ai u kthye për tu kujdesur për ata pasi u sëmurën dhe pastaj i çoi në spital…”.

“Familja kishte pothuajse të njëjtat simptoma, prandaj unë isha e sigurt se bëhej fjalë për një transmetim nga njeriu në njeri”.

Ajo tha se familja nuk e kishte vizituar tregun tani famëkeq të Wuhan përpara se të sëmureshin.

Në ditët në vijim, mjeku dhe kolegët e saj pranuan të paktën katër pacientë të tjerë me simptoma të ngjashme.

Ajo menjëherë  i izoloi ata dhe blenë pajisje mbrojtëse personale në internet që personeli përkatës t’i vishte, sipas një raporti të mëparshëm.

 

Dr. Zhang ka mbrojtur Pekinin  në ditët e para të shpërthimit, duke pretenduar se ishte e drejtë për zyrtarët që të mos e informonin popullin në lidhje me infektivitetin e sëmundjes deri sa të kishte përfundime shkencore.

Ajo i tha transmetuesit shtetëror CGTN: “Unë mendoj se ka një proces pas të kuptuarit të çdo gjëje, përfshirë një sëmundje. Kur gjërat nuk kuptohen plotësisht, nuk mund të thuash shumë”.

“Nëse unë do të isha një shkencëtare, si mund t’i tregoja popullit diçka para se të isha e sigurt vetë?”.

Ekspertët kinezë e konfirmuan se virusi transmetohet nga njeriu në njeri me 20 janar – më shumë se tre javë pasi Dr. Zhang paralajmëroi zyrtarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!