COVID-19/ Eksperti suedez: Masat e izolimit po vonojnë atë që është e pashmangshme

schedule13:50 - 9 Maj, 2020

schedule 13:50 - 9 Maj, 2020

Mjeku dhe profesori suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.

Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendet një trajtim, që do të thotë se të gjitha shtetet do të përfundojnë në pozita të ngjashme, pavarësisht masave që kanë marrë.

Giesecke parashikon se numri i infektimeve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë  të cilat janë izoluar plotësisht  do të rriten dhe do të jetë i krahasueshëm me shifrat e Suedisë që nuk u izolua, në momentin që do të  largojnë masat kufizuese në javët e ardhshme.

Ndërkohë Zelanda e Re , e cila ka arritur të eliminojë virusin me bllokimin e saj, tani është në rrezik se mund të importojë raste nga jashtë, thotë ai.

“Ne nuk mund të bëjmë më shumë se kaq për të parandaluar përhapjen e virusit,” tha ai. ‘Një bllokim mund të vonojë përhapjen e virusit por pasi të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen përsëri.

Suedia deri më tani ka regjistruar 25,265 raste  dhe 3,175 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!