Muaji i fundit i vitit 2020 në Shqipëri shënoi numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus dhe humbjeve të jetëve prej tij që prej fillimit të pandemisë.
Rreth 20 mijë persona nga rreth 72 mijë të dyshuar që iu nënshtruan testit rezultuan pozitiv.
10.6% më shumë se në nëntor për gati 9.4% të testuar më tepër.
Çdo ditë mesatarisht u zbuluan 635 të prekur të rinj kundrejt 593 të infektuarish që institucionet shëndetësore gjetën në muajin nëntor.
Më problematike paraqiten dy javët e para të muajit me një mesatare të treguesit të transmetimit te virusit në komunitet, gati 33%.
Pozitiviteti gjysmën e dytë të muajit zbriti në të njëjtin nivel që kishte në nëntor, rreth 27%.
Ndërkohë rritje e ndjeshme shënuan dhe humbjet e jetëve. Në dhjetor Covid 19 regjistroi 371 viktima. Thuajse 20% më shumë se në muajin para tij.
Përmirësim i situatës u vu re 15-ditëshin e dytë të dhjetorit ku numri i të sëmurëve që kishin nevojë për trajtim spitalor arriti thuajse aq sa ishte dy muaj para.
Testime totale 190 444 262 910 72466
Pozitivë 38 182 58 316 20 134
Aktivë 18 523 23 501 4 978
Vdekje 810 1181 371
Shërime 18 849 33 634 14785
/abcnews.al/