Ndonëse Covid 19 është një infeksion që shpesh manifestohet me probleme të rrugëve të frymëmarrjes dhe ato të sistemit tretës humbja e nuhatjes dhe shijes sipas neurologut Erion Dushi në Spitalin Hygeia në Tiranë mund të jetë dhe simptoma e parë ose e vetme që mund të tregojë se jeni prekur nga koronavirusi.
“Kjo është më shumë një shenjë dhe një simptomë që vetë pacienti mund ta vrë re në momentin që i ulet nuhatja. Në këtë moment duhet të testojë veten nëse arrin të nuhasë aroma të ndryshme”, ka thënë mjeku.
Tek 5 deri në 10% e të prekurve nga koronavirusi sipas neurologut Dushi nuhatja mund të mos rikthehet.
“Rreth 1/3 e pacientëve pëson një dëmtim të rëndë një pjesë tjetër e kanë të lehtë, te ato që e kanë dëmtimin e rëndë e përfitojnë nuhatjen brenda një periudhe prej dy tre javësh, ndërsa 5 -10 % e tyre mund të kenë humbje të përhershme”, ka thënë Dushi.
Neurologu në spitalin Hygeia tregon se ky nuk është problemi i vetëm neurologjik që shkakton SARS -CO V2.
“Një nga problemet që infeksionet Covid mund të shkaktojë është një gjendje ku gjaku mpikset më shpejt kjo sepse vetë virusi ëhstë në gjendje të atatakojë cipën e brendshme të enëve të gjakur dhe pacientët që kanë faktorë rrisku për sëmundje kardiovaskulare janë më të rrezikuar për të pësuar ishemi celebrale. Dhe si shumë sëmundje të tjera mund të provokojë dhe sëmundje të tjera të sistemit nervor”, ka thënë ndër të tjera doktori.
Neurologu thotë se disa prej këtyre komlikacioneve mund të shfaqen më rrallë megjthkëtë qytetarët duhet të konsiderojnë çdo problem shëndetëor që iu shfaqet./abcnews.al