COVID-19/ Bino: Pozitiviteti, në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

schedule13:27 - 5 Maj, 2021

schedule 13:27 - 5 Maj, 2021

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino është shprehur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme se thuajse në të gjitha bashkitë e vendit ka ulje të incidencës.

Po ashtu, Bino theksoi se pozitiviteti ka shkuar nën 5 për qind dhe një ulje të tillë vendi nuk ka parë ndonjëherë, krahasuar edhe me numrin e testimeve që po bëhen.

Bashkitë e mëdha ku incidenca ka pësuar rritje janë ajo e Lezhës dhe e Kukësit dhe disa bashki të tjera të vogla.

“Të gjitha bashkitë e mëdha kanë një incidencë të ulet, veç rritjes në bashkinë e Lezhës dhe të Kukësit, pjesa tjetër ka ulje në të gjitha bashkitë. Pozitiviteti ka arritur nën 5 për qind. Një moment shumë i rëndësishëm. Nuk kemi pasur ndonjë një pozitivetet kaq të ulët lidhur edhe me numrin e testimeve që po bëjmë. Kemi një ulje të qarkullimit të virusit në vend. Ulja e incidencës së vdekjes. Por, pavarësisht kësaj kemi akoma vdekje dhe njerëz me Covid në spitale.”

Ndërsa, duke folur për fushatën e vaksinimit, Silva Bino tha se deri në fund të vitit, mund të jemi një vend me mbulesë të lartë vaksinale. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!