Teksa mijëra persona në të gjithë Bashkimin Europian, dhe pse me ritme të ngadalta, kanë filluar të marrin vaksinën kundër Covid-19, një kënd i kontinentit është lënë në harresë: Ballkani.
Pjesa më e madhe e vendeve në periferinë juglindore të Europës, në fakt është ende në pritje të mbërritjes së vaksinave të para, pa pasur ende një datë të qartë për sa i përket fushatave respektive të vaksinimit.
Mjekët në Bosnje e Hercegovinë shprehen të zhgënjyer, pasi në vend parashikohet që vaksinimi të nisë në pranverë. Ata e quajnë të turpshme këtë situatë dhe theksojnë se duhen marrë masa të menjëhershme për të korrigjuar këtë turp historik.
Fakti është se Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me një populsi totale prej rreth 20 milion banorësh, do të mbeten shumë prapa vendeve europiane dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me Pfizer për të garantuar 500 mijë doza, e njëjta sasi me Kosovën.
Serbia është i vetmi vend i Ballkanit që ka marrë vaksina tashmë, dhe pse në sasi të pamjaftueshme.
Komisioni Europian së fundmi ka miratuar një paketë prej 70 milion eurosh për të ndihmuar vendet ballkanike që të marrin vaksinat./abcnews.al